Mbi 30 të vdekur pas djegies së tragetit në Bangladesh

Të paktën 37 njerëz kanë vdekur në Bangladesh pasi një traget mori flakë natën e së premtes, ka njoftuar policia e këtij vendi, derisa pasagjerët e tmerruar u hodhën në det për t’i shpëtuar zjarrit.

Tragjedia ndodhi në një lumë rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit të Bangaldeshit, Dhaka, transmeton REL.

“Kemi gjetur 37 trupa. Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica vdiqën nga zjarri dhe disa u mbytën në lumë”, i tha AFP-së shefi i policisë lokale, Moinul Islam.

Zjarri sipas tij filloi në kabinën e motorit të tragetit.

Pavarësisht së në traget ishe e lejuar të ishin 310 persona, në momentin e tragjedisë aty ishin të paktën 500 njerëz.

Shumica prej tyre po ktheheshin në shtëpi nga kryeqyteti.

“Rreth 100 të lënduar nga djegiet janë dërguar në spitalet e Barisal”, tha Moinul Islam.

Në muajin gusht të këtij viti, 21 persona humbën jetën kur u përplasën një varkë e mbushur me pasagjerë dhe një anije mallrash e ngarkuar me rërë.

Derisa në dy aksidente të tjera në muajit prill dhe maj u vdiqën 54 persona.

Gjatë vitit të kaluar rreth 100 persona vdiqën si pasojë e si aksidenteve të anijeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button