Spasovki dha detaje nga aksioni policor ku u arrestuan dhjetë persona për drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka dhënë detaje rreth aksionit policor ku janë arrestuar dhjetë persona për shkak trafikimit me narkotikë, transmeton Portalb.mk.

Te arrestuarit në këtë aksion janë të moshës 35-53 vjeç, gjysma e të cilëve nga Kumanova, katër nga Shkupi dhe një nga Tetova, të cilët akuzohen në bazë të nenit 215 dhe 278 nga Kodi Penal. Ministri sqaroi që ky hulumtim është realizuar rreth nëntë muaj së bashku me institucionet tjera.

Spasovski sqaroi që Policia gjatë bastisjet nëpër shtëpitë dhe veturat e punonjësve policor ka gjetur armë, lëndë narkotike; për çka ndaj tyre do të merren menjëherë masa disiplinore.

“Në Kalimin Kufitar Bellanovcë, në bashkëpunim me autoritetet nga Kosova, më 2 nëntor të këtij viti, në afërsi të fshatit Zhegër në Kosovë, është ndaluar një automjet kombi, ku janë gjetur 190 kilogram medikamente të ndryshme në formë të tabletave”, sqaroi Spasovski, duke shtuar që pas tri ditëve janë kapur edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button