Maqedonia e Veriut u dëmtua me 37 milionë euro nga djegia e pyjeve që ndodhën sivjet

Zjarret që kapluan pyjet e Maqedonisë së Veriut nga qershori deri në shtator të këtij viti, kanë shkaktuar një dëm material prej 2 318 091 000 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Sasia e drurit të djegur nëpër pyje është 482 106 metra kub, ndërkaq shuma e dëmit të vlerësuar material është 2 318 091 000 denarë”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut.

Hulumtimin për pasojat e zjarreve që u paraqiten në periudhën qershor-shtator të këtij viti, Enti e realizoi së bashku me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Nacionale”.

“Sipas të dhënave nga hulumtimi, në periudhë qershor – shtator 2021, kishte 142 zjarre pyjore ku ishin të përfshirë 11 420 ha nga sipërfaqja pyjore”, njoftojnë nga Enti, duke sqaruar që 84.8 % janë pyje nga plantacione të përziera, 9.8 % pyje të llojit gjetherënëse dhe 5.5 % Pyje të llojeve gjethembajtëse.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button