Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi disa zgjidhje ligjore, të hënën seanca e radhës

Kuvendi në kuadër të punës së sotme pas rendit të ditës të 25-të, 43-të, 54-të dhe 57-të me votim unanim prej 61 vota “për” dhe pa debat publik miratoi disa zgjidhje ligjore, raporton MIA.

Në kuadër të seancës së 43-të unanimisht u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2020.

Paraprakisht në kuadër të seancës parlamentare të 25-të kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi konstatoi se dy pika të rendit të ditës u tërhoqën nga dorëzuesit.

Xhaferi për të hënën në ora 11 e ka përcaktuar seancën parlamentare të 59-të në rend të ditës së cilës është propozim-plotësimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tregti në lexim të tretë. Propozim-ligji për zhvillim dhe qarkullim të stoqeve ushtarake në lexim të dytë dhe propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për punë të jashtme, sipas procedurës së shkurtuar, i dorëzuar nga deputetët Arbër Ademi, Jovan Mitreski, Arta Bilalli – Zendeli dhe Ilija Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button