Januzaj refuzon rinovimin, futet në garë një klub i madh spanjoll

Adnan Januzaj është në sezonin e fundit të kontratës me Real Sociedad dhe deri tani ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, teksa nga një janari është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen dhe për këtë arsye ofertat nuk i mungojnë, raporton SS.

Sipas mediave britanike, dëshira e ish fantazistit të Manchester United është që të rikthehet në Premier League dhe ka pasur negociata paraprake me londinezët e West Hamit, megjithatë një ofertë e orëve të fundit mund t’i ndryshojë mendjen.

Bëhet fjalë për Barcelonën, që dëshiron të shfrytëzojë faktin që 26-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë nga muaji qershor dhe është gati t’i ofrojë një kontratë joshëse për 5 sezonet e ardhshme.

Trajneri Xavi e njeh mirë Januzajn dhe prej javësh ka monitoruar performancat e tij me baskët e Real Sociedad, ndaj duket i bindur që mund ta përfshijë fantazistin belg në lojën e katalanëve.

Për më tepë, një tjetër ndikim ka edhe fakti që Januzaj mund të transferohet në “Camp Nou” me parametra zero dhe gjithashtu ka aktualisht një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon, ndaj drejtuesit e Barcelonës mund ta joshin me një shifër jo më të lartë se 3 milionë eurot në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button