Danillovski: Doza e katërt e justifikueshme vetëm për më të moshuarit

Doza e katërt është e justifikueshme që ta marrin vetëm qytetarët më të moshuar, si dhe ata mungesë të imunitetit (personat që marrin terapi imunosupresive për shkak të disa problemeve shëndetësore) dhe sëmundje të tjera të rënda kronike, konsideron epidemiologu prof. dr. Dragan Danilovski. Për Meta.mk, ai thotë se do t’u duhet jo vetëm doza e katërt, por edhe doza periodike në baza sezonale, transmeto Portalb.mk.

“Të gjithë të tjerët, pra, ata që nuk e kanë kaluar kovidin dhe janë vaksinuar me tre doza dhe ata që i e kanë kaluar dhe janë vaksinuar me dy doza, nuk kanë nevojë të marrin dozë të katërt. Për ta do të ishte optimale që të “përforcojnë” imunitetin e tyre në mënyrë natyrale – me kontakte të shpeshta në të ardhmen me virusin. Për ta korona do të ishte ‘histori e mbaruar’”, shprehet decid Danilovski.

Dje, kryeministri izraelit Naftali Bennett njoftoi se izraelitët më të moshuar se 60 vjeç dhe punonjësit e shëndetësisë do të kenë të drejtën e dozës së katërt të vaksinës kundër kovid-19 për të mbrojtur veten nga lloji Omicron që përhapet me shpejtësi.

“Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës, kurse ne vazhdojmë të jemi të parët që aplikojmë dozën e katërt”, tha Bennett, duke bërë thirrje për vaksinim ata që përmbushin kushtet.

Deklarata e Bennettit erdhi pas takimit të kabinetit ministror për koronavirus, i cili u takua për shkak të rritjes së shqetësimit nga përhapja e variantit Omicron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button