Maqedonia e Veriut përfshihet në grupin luftarak të BE-së HELBROC

Maqedonia e Veriut po kyçet në grupin luftarak të BE-së HELBROC, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe është pjesë e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit. Grupi luftarak i udhëhequr nga Greqia HELBROC, me forcat e veta të armatosura përfshin edhe Bullgarinë, Rumaninë, Qipron, Serbinë dhe Ukrainën, tha ministria e mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në HELBROC do të marrë pjesë me togë të lehtë këmbësorie deri në 43 persona në përbërje të Çetës së parë ajrore mobile (Airmobile), zëvendës komandant i çetës dhe nënoficer për operacione në shtabin e HELBROC. .

Duke njoftuar këtë lajm para ushtarëve profesionistë të sapo pranuar në kazermën në Veles, ministrja Radmilla Shekerinska, tha se pjesëmarrja në HELBROC thekson kontributin e Armatës në procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Armata dhe mbrojtja janë të rëndësishme jo vetëm për anëtarësimin tonë në NATO, por edhe për prioritetin tonë të dytë strategjik – anëtarësimin në BE. Qeveria ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet grupit luftarak shumëkombësh të BE-së HELBROC. Me këtë ne tregojmë se ambiciet tona nuk përfunduan me anëtarësimin në NATO, por u shtuan dhe do të jemi argument plus për anëtarësimin tonë në BE”, tha Shekerinska.

Misionet në të cilat mund të përfshihet HELBROC janë operacionet paqeruajtëse, ndarja e palëve ndërluftuese, stabilizimin, rindërtimin dhe këshillimi ushtarak i vendeve të treta, parandalimi i konflikteve dhe operacionet e evakuimit dhe ndihmën për operacionet humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button