Aplikuan 895 kandidatë për ushtarë, u pranuan 100, Shekerinska e vlerësoi ushtrinë të rëndësishme edhe për procesin eurointegrues

Sot solemnisht u pranuan 100 ushtarë të rinj në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ushtri që sipas ministres Ramilla Shekerinska, luan një rol të rëndësishëm në procesin eurointegrues, përveç në anëtarësimin në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Armata dhe mbrojtja janë të rëndësishme jo vetëm për anëtarësimin tonë në NATO, por edhe për anëtarësimin në BE, që është gjithashtu prioriteti ynë strategjik. Ne dëshmojmë se ambiciet tona nuk përfunduan me anëtarësimin në NATO, por se janë rritur dhe e ne do të jenë argument plus për anëtarësimin tonë në BE”, deklaroi ministrja e mbrojtjes, Shekerinska.

Raportohet që nga 895 kandidatë që aplikuan për t’u pranuar në ushtri, janë pranuar 100 ushtarë të rinj profesionistë.

“Edhe një herë u konfirmua interesimi i madh që gjatë katër viteve të fundit vazhdimisht është në rritje për shkak të përmirësimit të kushteve të punës”, deklaroi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button