RMV-ja variantin „Omicron” nuk do e presë me masa kufizuese, ndryshe veprojnë shtetet e BE-së

Maqedonia e Veriut është në mesin e pak shteteve që nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese për të parandaluar përhapjen e variantit “Omicron” të virusit korona. ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk përjashtoi mundësinë e përkeqësimit të gjendjes me pandeminë për shkak të variantit, megjithatë, nuk e sheh të rrugës të propozoje masa të reja restriktive. Ai apeloi për marrjen e dozës së tretë të vaksinës, në shtetet e zhvilluara, lufta” me këtë variant zhvillohet më ashpër, shkruan Portalb.mk.

„Omikron” nuk do të pritet me masa shtesë në RMV

Sipas ministrit të Shëndetësisë në ikje, Venko Filipçe, masat aktuale kundër virusit korona mjaftojnë për të parandaluar përhapjen e virusit edhe pse jemi në prag të festave të fundvitit, ai konfirmoi se nuk do të ketë masa shtesë.

“Tani për tani nuk mendojmë për masa kufizuese shtesë, masat deri tani janë të mira, kufizimet e tanishme mendoj se mjaftojnë edhe në prag të festave sepse grupime të tilla nëpër vende publike ka gjithkund, edhe tash sa nuk janë festat, nuk shoh pse që në mënyrë specifike vetëm për festat e fundvitit të vendosim ndonjë kufizim shtesë, mbledhje tani para vitit të ri në mënyrë tradicionale ka gjithkund” tha ministri i Shëndetësisë në RMV, Venko Filipçe.

Përkundër kësaj, Filipçe nuk përjashtoi mundësinë që gjendja me pandeminë në Maqedoninë e Veriut të mund të përkeqësohet për shkak të ndonjë variantit të virusit korona, për këtë, ai apeloi te qytetarët të marrin dozën e tretë.

“Normalisht nuk mundemi të parashikojmë në qoftë se ndonjë variant i ri i virusit do të ndikojë që gjendja me pandeminë të përkeqësohet, prandaj theksin e vendosim te vaksinimi, tani dalin edhe të dhënat e reja nga studimet shkencore të cilat tregojnë që vaksinat dukshëm kanë efikasitet ndaj variantit të ri “Omicron” në momentin që pranohet doza e tretë përforëcuese, prandaj apeloj për vaksinim, qytetarët të cilët kanë marrë dy doza, të pranojnë edhe të tretën” shtoi ai.

Çfarë nevojitet për të hyrë në Maqedoninë e Veriut momentalisht?

Për momentin për hyrje dhe dalje nga shteti në fuqi ngelen masat e vjetra, të cilat hynën në fuqi pa qenë në qarkullim varianti “Omicron” i virusit korona, duhet theksuar se ky variant tashmë është konfirmuar në disa vende fqinje, këto janë masat për hyrje dalje në RMV:

  • Vaksinim i plotë me dy doza,
  • Test negativ PCR apo
  • Certifikatë e cila vërteton se personi ka kaluar virusin para 45 ditëve.

Si qëndron situata me vaksinimin?

Në Maqedoninë e Veriut procesi i imunizimit të popullatës po rrjedh pa probleme dhe me tempo pak më të ulët se sa në fillim, deri tani, në vend janë vaksinuar gjithsej 838,987 persona, gjegjësisht, rreth 50% e popullatës.

Të shtrirë në spital për shkak të virusit korona në spitalet e vendit janë gjithsej 350 pacientë, ende ka krevate spitalore të lira në të gjitha spitalet e vendit.

Omicron” dhe shtetet e BE-së, çfarë po ndërmarrin këta shtete?

  • Gjermania

Gjermania ka prezantuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, kështu duke limituar grumbullimet në maksimum 10 persona, dhe secili prej tyre duhet të jetë i vaksinuar.

Është ndaluar pjesëmarrja e publikut në ngjarjet e mëdha, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet futbollistike, klubet e natës do të qëndorjnë të mbyllura ndërkaq nga data 20 dhjetor, personat që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar në Gjermani do të duhet të karantinohen.

“Është çështje javësh se kur do të bëhet varianti Omikron dominant në shtetin tonë” tha ministri i Shëndetësisë në Gjermani.

  • Spanja

Në Spanjë është ndaluar hyrja e turistëve nga Mbretëria e Bashkuar në qoftë se nuk kanë vërtetim për vaksinim, edhe pse para variantit “Omikron” të pavaksinuarit lejoheshin në Spanjë me një test PCR negativ.

“Shfaqja e varianteve të reja na obligon që të vendosim restrikcione të reja” thanë nga qeveria e Spanjës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjithsej 143,400 raste të reja dhe 195 vdekje nga virusi korona janë regjistruar në Spanjë gjatë shtatë ditëve të fundit.

  • Hollanda

Më datë 23 nëntor në Hollandë u konfirmuan gjithsej 13 raste me variantin “Omikron” te disa persona të cilët kishin udhëtuar paraprakisht në Afrikë, kështu, Hollanda u bë shteti i parë i BE-së me këtë variant.

Menjëherë pas kësaj shteti u vendos në karantinë të rreptë për të parandaluar përhapjen e këtij varianti, kështu u mbyllën baret, restorantet, shkolalt dhe disa vende tjera publike.

Ky karantinim i shtetit do të zgjatë së paku deri më 14 janar, konfirmoi kryeministri i Hollandës, Mark Rutte.

Javën e fundit, në Hollandë janë regjistruar 108,521 raste të reja me virusin korona dhe 391 vdekje.

  • Italia

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi tha të mërkurën se qeveria po përgatit masat e reja për parandalimin e përkeqësimit të situatës me pandeminë, edhe pse paraprakisht më datë 6 dhjetor u vendosën disa masa më të rrepta.

Draghi tha se po konsiderohen të bëhet e obligueshme mbajtja e maskave në hapësira të hapura si dhe specifikoi maskat FPF2, të cilat sipas tij, ofrojnë mbrotje më të madhe.

Më herët, ky shtet prezantoi “super green pass” i cili kërkon vaksinim, dhe jo test negativ të virusit korona, për të marrë pjesë në ngjarjet publike, sportive, koncertet, teatro dhe restorante.

Ndërkaq, gjatë shtatë ditëve të fundit në Itali janë regjistruar 143,400 raste të virusit korona dhe 750 vdekje.

Ndryshe, edhe pse disa herë ka deklaruar ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut se varianti “Omicron” nuk ka arritur në Maqedoninë e Veriut, ende nuk dihet në qoftë se janë bë testime të nevojshme për këtë dhe në qoftë se shteti ka mjetet e nevojshme për detektimin e këtij varianti.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button