Mariçiq: Vendimi që Mijallkov të lirohet nga paraburgimi e ul besimin e qytetarëve në gjykatat

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup që të lirojë nga paraburgimi ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov e ul besimin edhe ashtu të lëkundur të qytetarëve në gjykatat, ka shkruar në Facebook ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, transmeton Portalb.mk.

Ai ka përkujtuar se, Mijallkov ka qenë person me rrezik real për arratisje dhe arsye për ngjarje që kanë shqetësuar gjithë opinionin e Maqedonisë.

“Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti që miratuan këtë vendim, duhet t’i sqarojnë opinionit me çfarë baze kanë sjell një vendim të këtillë dhe në çfarë mënyrë do ta ndërmarrin përgjegjësinë nëse ndodhë rrezik i serishëm për arratisje. Gjykata edhe pse është e pavarur, është e obliguar që publikisht t’i sqarojë vendimet e saja që të mund qytetarët të besojnë në gjyqësor. I apeloj Këshillit Gjyqësor të shqyrtojë me çfarë baze gjykatësit e kanë sjell këtë vendim”, ka shkruar Mariçiq në Facebook.

LEXO: Sasho Mijallkov do të lirohet nga paraburgimi me garanci prej 11 milionë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button