Kundërspin: Kontesti disa dekadësh në mes dy shteteve nuk zgjidhet për 6 ditë

Nuk është serioze që një politikan, madje zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e RMV-së, të japë deklarata se kontesti me Bullgarinë mund të zgjidhet për 6 ditë, pa fakte, argumente apo dokumente konkrete. Nuk mund një fjalë e thënë publikisht, qoftë edhe nga kryeministri bullgar, për “ton të ri konstruktiv” dhe zgjidhjen e kontestit 6 mujor, t’i japë atij legjitimitet për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të krijuar imazh të rremë në opinion se mund të ketë zgjidhje në një kohë kaq të shkurtër. As Bullgaria dhe as konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së nuk e mbështesin këtë pretendim, aq më pak qëndrimet kontradiktore midis qeverisë së re dhe kryeministrit bullgar. Shtrembërime të tilla, në situatë të problemeve të akumuluara dhe marrëdhënieve të ndërlikuara me Bullgarinë, vetëm sa ulin besimin në të gjithë procesin dhe janë në dëm të të gjithë vendit.

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska, Vërtetëmatës

Në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve në mes Komuniteteve, Artan Grubi deklaroi se çështjet e hapura me Bullgarinë mund të zgjidhen për 6 ditë, jo në 6 muaj siç paralajmëron Qeveria e re e Republikës së Bullgarisë. Këtë deklaratë të tij e vlerësojmë si spin.

Spin: Ne besojmë se absolutisht nuk nevojiten 6 muaj, mjaftojnë vetëm 6 ditë për t’u ulur njëri me tjetrin dhe për të harmonizuar qëndrimet për çështjet e diskutueshme, dhe menjëherë mund t’i qasemi mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, tha Grubi në intervistë.

[ Burimi:Kanal 5/ YoutubeА.Grubi (prej min 01:59- 02:15); data: 16.12.2021 ]

 

Kundërspin: Nuk ka kornizë të tillë kohore që do të ishte reale, madje deklarata e zëvendëskryeministrit Artan Grubi nuk bazohet në argumente objektive se kontesti disa dekadësh me Republikën e Bullgarisë mund të zgjidhet brenda pak ditësh, veçanërisht kur bëhet fjalë për konteste për “histori të përbashkët” dhe çështjet e identitetit.

Argumentet e tij për këtë pretendim janë të pabaza, të cilat ai i bazon vetëm në “mesazhet inkurajuese nga qeveria e re bullgare”, “deklaratën publike të kryeministrit të ri bullgar” dhe “miqtë në të 27 vendet anëtare të BE-së, përfshirë Bullgarinë“, siç thotë ai në intervistë.

Deri tani, asnjë nga negociatorët e dy të vendeve, zyrtarë qeveritarë, as BE, nuk kanë thënë se kontesti mund të zgjidhet në një kohë kaq të shkurtër. Nuk është e qartë se si Grubi është i bindur se një zgjidhje konstruktive është e mundur në vetëm 6 ditë (!), njëkohësisht duke thënë se ai i mbështet maqedonasit dhe se identiteti dhe gjuha nuk mund të negociohen, megjithëse ai e di mirë “qëndrimet e forta bullgare” për këtë çështje.

Ai e shtrembëron të vërtetën, d.m.th. bënë spin me “sinjalet” pozitive nga kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov për intensifikimin e negociatave të bllokuara dhe zgjidhjen e kontestit në 6 muaj. Duke vepruar kështu, ai injoron deklaratën e tij se qëndrimi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë mbetet i pandryshuar dhe se interesi i saj duhet të mbrohet dhe të përmirësohet me fusha të reja (ekonomi, kulturë, infrastrukturë). Aq më tepër që ky qëndrim është theksuar pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen në Bruksel (17.12.2021), që vetëm mund të vonojë zgjidhjen në mes dy vendeve.

Edhe në konkluzionet e fundit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së më 14.12.2021, të cilat nuk sollën datë për RMV-në, nuk ka afate apo njoftime për zhbllokim të shpejtë të negociatave, por theksohet se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë duhet të zbatohet me mirëbesim, duke ndjekur shembullin e Marrëveshjes së Prespës.

Këshilli mirëpret angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut për avancimin e agjendës së reformave të BE-së, të cilat e hapën rrugën e vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në mars 2020. Këshilli pret me padurim të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshillithuhet në konkluzionet e Këshillit, pa përmendur datë apo afatin e mbajtjes së konferencës.

 

Cilat janë qëndrimet e Bullgarisë për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë?

Nuk kishte njoftime inkurajuese për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e negociatave me RMN-në para Këshillit të BE-së në Bruksel dhe pas formimit të Qeverisë së re në Bullgari. Në sipërfaqe dolën mosmarrëveshjet mes kryeministrit të ri Petkov dhe presidentit Radev për procesin e zgjidhjes së kontestit, të cilat mund të komplikojnë edhe më shumë afatin për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Kryeministri i ri bullgar Petkov paralajmëroi “proces të shpejtë” dhe zgjidhjen e kontestit për 6 muaj, si dhe ton të ri konstruktiv në negociata, por tha hapur se negociatat mund të fillojnë ndoshta vitin e ardhshëm, me formimin e grupeve të punës për ekonomi, kulturë, infrastrukturë dhe histori të përbashkët.

“Në fillim të janarit ne do të bëjmë plan veprimi, që këto grupe punuese të kenë rezultate reale, për të çuar përpara negociatat”, tha Petkov.

Përkundër kornizës së kufizuar kohore të kryeministrit, presidenti Radev konsideron se nuk duhet të krijohet presion me afate, por prioritet kryesor të jetë respektimi i vlerave evropiane dhe të drejtave të njeriut.

Nuk japim afate. Ky proces nuk shkon me afate, por me rezultate, theksoi presidenti bullgar.

Ai nga Samiti i liderëve të BE-së, gjithashtu tha se RMV duhet të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë pakicën bullgare në të.

Bullgarët maqedonas duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me të gjitha grupet e tjera të njerëzve të përmendur në Kushtetutën e tyre. Këto janë parime, jo negociata. Ne duam të shohim rezultate të pakthyeshme dhe të qëndrueshme, ligjërisht të detyrueshmetha Radev në një intervistë për edicionin evropian të Euractive.

Nga ana tjetër, delegacioni bullgar në BE ka dërguar një deklaratë të posaçme në Këshillin e Evropës për fillimin e negociatave me vendin tonë, duke thënë në dokument se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se korniza negociuese nuk do të thotë automatikisht edhe datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

Në të njëjtën kohë, Bullgaria paralajmëron kushtëzim për figurat kontestuese historike, lehtësimin e investimeve bullgare në Maqedoninë e Veriut, ndërtimin e korridorit 8, ndërprerjen e kërkesës për njohjen e “pakicës maqedonase” në Bullgari, të cilën e konsiderojnë të pabazuar, përmendet edhe “gjuhë urrejtje” kundër qytetarëve bullgarë në RMV. Fqinji ynë lindor do të insistojë në këto kushte të shumta dhe mbylljen e kapitujve dhe grupimeve, nëse fillojnë negociatat me BE-në.

Përveç kësaj, Sofja konsideron se “zgjidhjet e shpejta” nuk janë të mundshme, sepse marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qen në “fazë delikate”.

Moszbatimi i një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i mundëson Bullgarisë të besojë se deklaratat jodetyruese dhe deklaratat do të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës, përveç nëse ka kërkesa adekuate të përfshira në kornizën negociuese, thuhet në dokument.

Çështje të hapura të grumbulluara me dekada

Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë është nënshkruar më 1 gusht 2017 dhe është ratifikuar nga Kuvendi i Maqedonisë më 15 janar 2018. Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në seancë, duke e vlerësuar atë si të dëmshme për interesat kombëtare maqedonase. Në përputhje me Marrëveshjen, mes dy vendeve u krijua një Komision i Përbashkët Historiko-Arsimor, i cili vitet e fundit nuk ka gjetur ende gjuhë të përbashkët për kontestin “historia e përbashkët”.

Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës me Greqinë në vitin 2018, pala bullgare ka gjithnjë e më shumë kërkesa për zbatimin e Marrëveshjes. Insistohet që RMV të pranojë se kombi maqedonas nuk ekzistonte deri në vitin 1945 dhe se gjuha maqedonase është dialekt bullgar. Kohët e fundit fokusi është zhvendosur nga historia e mbrojtjes nga diskriminimi dhe respektimi i vetëvendosjes së “bullgarëve maqedonas”, siç insiston presidenti Radev. Kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, për të përfshirë pakicën bullgare, përkatësisht qytetarët e RMV-së që shprehin identitet bullgar.

Ndërkohë, qeveria maqedonase, e cila ballafaqohet me tentim për shumicë në Kuvend dhe koalicione të reja pas zgjedhjeve lokale, ka apeluar se nevojitet një shumicë e qëndrueshme parlamentare për të nisur negociatat me BE. Garancat e tyre ishin se vendi do të merrte rezultat pozitiv në dhjetor për të hapjen e rrugës evropiane.

Kontesti disa dekadësh, që rezulton me çështje gjithnjë e më të hapura në vend të zgjidhjeve, nuk mund të zgjidhet në asnjë mënyrë për 6 ditë, siç pretendon Grubi. Pavarësisht gatishmërisë së kryeministrit të ri bullgar për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit, as parashikimet më optimiste nuk parashikojnë se kjo mund të ndodhë brenda 6 ditëve. Nuk ka gjasa që pala maqedonase të arrijë konsensus kombëtar për çështjet kontestuese në një periudhë kaq të shkurtër kohore, dhe jo me lidershipin politik bullgar, ku tani ka pikëpamje kontradiktore, të cilat po e komplikojnë gjithnjë e më shumë zgjidhjen.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi nuk ka asnjë arsye të besojë, e lëre më të pretendojë publikisht, se është i mundur dialog, që do të zgjidhë kërkesat e shumta të Bullgarisë brenda pak ditësh në tryezë të përbashkët bisedimesh, sado konstruktive të jenë negociatat. Prandaj, konsiderojmë se deklarata e tij për zgjidhje të mundshme të kontestit brenda 6 ditëve, është spin.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button