Me gjashtë medalje u kthyen pjesëmarrësit e RMV-së në Olimpiadën ndërkombëtare për junior në shkencat natyrore

Nga data 12 deri më 21 dhjetor të këtij viti, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe u mbajt Olimpiada e 18-të ndërkombëtare për junior në shkencat natyrore, në të cilën morën pjesë gjashtë përfaqësues tanë të udhëhequr nga dr. Lambe Barandovski, kryetar i Shoqatës së fizikantëve të Republikës së Maqedonisë dhe profesor në Institutin për fizikë në Fakultetin matematiko-natyror në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Të gjashtë nxënësit fituan medalje. Aleksej Tasiq nga shkolla e mesme “Jahja Kemal” nga Shkupi fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa shokët e tij të klasës Matea Mitrevska, Andrej Stojanovski, Ivan Kostevski dhe Mario Vançoski nga shkolla e mesme “Sllavço Stojmenski” nga Shtipi dhe Teona Ana Georgievska nga shkolla fillore “Ljube Llape nga Komuna e Aerodromit fituan medalje bronzi.

“Ne krijojmë vlera! Urime nxënësve dhe gjithë ekipit – organizimi i garave në fizikë, kimi dhe biologji, përgatitje të PMF, liderë, vëzhgues, mbikëqyrës hotelesh, mbështetje teknike…”, uruan nga Shoqata e fizikantëve të RMV-së (ShFRMV) për lajmin e mirë.

Në olimpiadë morën pjesë rreth 900 garues, liderë, vëzhgues dhe të ftuar nga më shumë se 70 vende. ShFRMV së bashku me Lidhjen e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë dhe shoqatën biologjike i përgatitën studentët për garën prestigjioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button