fbpx

Strugë, qytetarët në hall me mushkonjat

Në këto ditë tepër të nxehta vere  qytetarët e Strugës dhe vendbanimeve përreth, krahas me të nxehtin përvëlues,  si rrallë herë,  po ballafaqohen edhe me një problem shtesë. Kështu,  disa qytetarë  nga vendbanimet rurale të Strugës, janë ankuar për numrin shumë të madh të mushkonjave,  ndaj kërkojnë ndërmarrjen e masave për spërkatje, gjë që do të evitonte këtë problem, tanimë shqetësues.

“Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin diçka sepse mushkonjat janë bërë të padurueshme.  Ditën nuk na lënë rahat që të kryejmë obligimet tona të përditshme, ndërsa natën na lënë pa gjumë!, thotë M. A., nga një vendbanim rural i Strugës.

Ndërkaq, çështjen e mospërkatjes  në Strugë, në kushtet kur është vendosur që të stërpiken të gjitha vendet turistike të vendit, e ka ngritur në një konferencë shtypi, të para disa ditëve edhe kryetari i Komunës së Strugës.

 “Tani unë pyes Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe ministrin përkatës, mbi mënyrën se si mushkonjat i kanë ndarë në bazë të përkatësisë etnike apo politike’’,  ka pyetur kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button