Qeveria e RMV-së vendosi që cigaret elektronike mund të pihen në ambiente të mbyllura

Produktet  jo të djegshme të duhanit dhe pajisjet e tyre nuk bien nën ndalimin e pirjes së duhanit nga neni 3 paragrafi 1 i Ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit dhe për këtë arsye cigaret elektronike mund të pihen në ambiente të mbyllura, vendosi qeveria në seancën e mbrëmshme, duke miratuar mendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përdorimi i produkteve të padjegshme të duhanit, pajisjeve dhe cigareve elektronike nuk përbën pirje duhani dhe rrjedhimisht, nuk bien nën ndalimin e pirjes së duhanit nga neni 3 paragrafi 1 i Ligjit për mbrojtjen nga duhani, gjegjësisht të njëjtat mund të përdoren edhe në pjesën e mbyllur të hapsirave publike, duke pasur parasysh dispozitat e nenit 3 paragrafi 1 pika 3 të Ligjit për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet përkatëse. Kjo për shkak se sipas kësaj dispozite, duhanpirja përkufizohet si “posedimi ose përdorimi i një produkti duhani që digjet, pavarësisht nëse tymi thithet apo nxirret në mënyrë aktive”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button