Pendarovski sot do të mbajë fjalimin vjetor para deputetëve

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot në mesditë do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend. Pendarovski, siç është paralajmëruar, do të mbaj fjalimin vjetor tradicional para deputetëve në kuadër të seancës së 56 parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Presidenti do të flas për zhvillimet aktuale periudhën e kaluar dhe për pritjet gjatë vitit të ardhshëm. Sipas paralajmërimeve, pritet që fjalimin e tij ta ndjekin përfaqësues të Qeverisë, institucione të ndryshme dhe bashkësia ndërkombëtare.

Kjo seancë përfundon me fjalimin e presidentit dhe nuk është e lejuar diskutim, ndërsa partitë politike komentet e tyre i japin pas seancës në pres qendrën e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button