Afrim Gashi në mbrojtje të ish ministrit: Më shumë i besoj Hysni Ismailit se vetes

Ish ministri i Kulturës, Hysni Ismaili është i pastër si loti, thotë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për bashkëpartiakun e tij, për të cilin Komisioni për Antikorrupsion sot kumtoi se ka dorëzuar iniciativë deri te Prokuroria për ngritjen e procedurës penale për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare, njofton Portalb.mk.

Ismaili, i cili ishte ministër i Kulturës në qeverinë paraprake të LSDM-së dhe BDI-së, në të cilën ishte edhe Alternativa, tani është deputet dhe pritet që të bëhet dhe nënkryetar i Kuvendit.

“Fare nuk është e saktë ajo. Kjo është iniciativë shumë indikative të filluar nga struktura politike, tërësisht e politizuar. Unë them se Hysni Ismaili i pastër si loti. Unë më shumë i besoj atij se sa vetes. Me përgjegjësi të plotë them se ai njeri nuk ka bërë asgjë të papërgjegjshme dhe të pandershme. Nëse konstatohet diçka e tillë, unë jap dorëheqje nga politika”, deklaroi Gashi në lajmet e Sitel.

Hysni Ismaili

Paraprakisht, anëtari i Antikorrupsionit, Vladimir Gjeorgjiev sqaroi se, iniciativa është dorëzuar në Prokurorinë Publike me konstatimet se është vepruar në kundërshtim me ligjet për buxhetin dhe ligjin për realizimin e buxhetit për vitin 2020, me çka ka dëmtuar ligjin e Maqedonisë së Veriut.

“Konkretisht, më 24 korrik 2020 ka nënshkruar rreth 100 marrëveshje dhe aneks marrëveshje me vendime dhe me gjithë ato ka krijuar obligime për buxhetin e Ministrisë së Kulturës, përkatësisht buxhetin e Maqedonisë së Veriut në vlerë prej mbi 33 milionë denarë, përkatësisht 500 mijë euro. Me ligjin për buxhetin neni 7 paragrafi 2 parashihet që përdoruesit e buxhetit nuk guxojnë të ndërmarrin detyrime që shtrihen në vitin aktual apo të bëhen shpenzime mbi mjetet e marra të buxhetit të Maqedonisë së Veriut dhe buxhetit të komunës. Në nenin 4 të ligjit për realizimin e buxhetit për vitin 2020 theksohet se përdoruesit e buxhetit nuk guxojnë të ndërmarrin obligime apo të bëjnë shpenzime mbi limitin e mjeteve të buxhetit. Në fund, në nenin 37a, theksohet se për realizimin e buxhetit të përdoruesit të buxhetit, në këtë rast Ministria e Kulturës, përdorues është udhëheqësi i përdoruesit të buxhetit”, tha Gjeorgjiev.

Ai theksoi se, në bazë të këtyre shkeljeve, ne përgatitëm atë iniciativë e cila tashmë është dorëzuar në Prokurorinë Publike.

Paraprakisht, Antikorrupsioni informoi se, kjo lëndë ishte dorëzuar në Antikorrupsion nga ana e Ministrisë së Kulturës, ndërsa me konkludim të Qeverisë të mbajtur më 18 maj të këtij viti.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgjithshëm komisioni ka konstatuar se gjatë shkurtit 2020, nga ana e komisioneve profesionale të formuara në Ministrinë e Kulturës, janë miratuar vendime me të cilat janë miratuar mjete për financimin e këtyre tre programeve në vlerë prej rreth 186 milionë denarë apo mbi 3 milionë e 100 mijë euro për 684 projekte. Duke pasur parasysh se për vitin 2020 për të gjithë programet ishin paraparë gjithsej 159 milionë denarë, por edhe obligimet që ministria i ka ndërmarrë në vitin 2019 në vlerë prej 23 milionë denarë, del se ky institucion ka pasur në dispozicion vetëm 136 milionë denarë që të financojë këto 3 programe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button