fbpx

Do e njihte Serbia Kosovën në Open Balkan, foli Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u pyet nga Euronews Albania nëse Kosova bëhej pjesë e Open Balkan a do të ishte pjesë e bisedimeve me emrin dhe flamurin e saj. Për Vuçiç diçka e tillë nuk ishte aspak problem.

“Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim dhe kjo nuk është arsye që dikush mos të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur,” – deklaroi presidenti serb.

Sipas tij nuk është produktive që ftesa të vijë nga vetë presidenti serb, sepse pikërisht prej tij Kosova nuk do pranonte të bëhej pjesë e nismës Open Balkan, por sidoqoftë prania e tyre nuk ka lidhje me zgjidhjen e çështjes politike që për Vuçiç është juridiksion i Brukselit.

Presidenti serb tha se është shumë i gatshëm të punojnë sa i takon çështjeve ekonomike dhe lëvizjes së lirë. Ai i drejtoi ftesën dhe Malit të Zi e Bosnje Hercegovinës në mënyrë që dhe njerëzit e tjerë të dëgjojnë përfitimet e kësaj iniciative.

Sipas Vuçiç ata që nuk pranojnë nismën do të humbasin kohë për t’u integruar në BE dhe për aq kohë sa Open Balkan mbështet vetëm urat e bashkëpunimit nuk ka nevojë t’i luten askujt që nuk tregon përgjegjësi apo seriozitet dhe fut në mes kapriçot politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button