fbpx

Korridori 8, u nënshkrua marrëveshja për 110 milionë euro kredi për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshjen për marrjen e 110 milionë euro nga BERZH-i për ndërtimin e një pjese të Korridorit 8, transmeton Portalb.mk.

“Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtori i Zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi nënshkruan marrëveshjen për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të destinuar për financimin e Korridorit rrugor 8 (faza e parë) me ç’rast sigurohen 110 milionë euro për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Pjesa e korridorit 8 ndërmjet Bukojçanit dhe Kërçovës kërkon investim prej 130 milionë eurove, ku shuma prej 20 milionë eurove është siguruar nga korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor – WBIF si grant investues.

“U nënshkrua edhe marrëveshja për hua nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe drejtori i zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi”, njoftojnë nga Ministria.

Raportohet që për sigurimin e kornizës financiare për infrastrukturën rrugore të Korridorit 8, me Buxhetin për vitin 2022 sigurohen rreth 6 miliardë denarë për ndërtimin e pjesës Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë dhe pjesës Tetovë – Gostivar – Bukojçan të Korridorit 8, si dhe pjesës së autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10.

Ndryshe, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria formoi Komitet për negociata dhe ekip negociuese për implementimin e projektit për ndërtim të korridoreve 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir), njoftuan nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button