Pasi e tërhoqi listën e personave për falje, ministri Mariçiq vendosi që sivjet mos të propozojë listë

Ministria e Drejtësisë vendosi që këtë vit mos të përpilojë listë për faljen e personave që tashmë janë të dënuar, ashtu që do të saktësojnë kriteret e përpilimit të kësaj liste, transmeton Portalb.mk.

“Pas konsultimit me Drejtorinë për ekzekutimin e dënimeve, Ministria për Drejtësi vendosi që këtë vit mos të përcjellë propozimin për faljen grupore për fundvit, gjegjësisht lista plotësisht anulohet”, deklaroi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Mariçiq sqaroi që në kuadër të Ministrisë ka grup që po punon në përpilimin e propozim-ligjit për falje, përmes së cilës do të përcaktohen kriteret për falje.

“Kjo bëhet që të jepet kohë që të precizohen kriteret dhe ligjërisht të përcaktohen filtrat në raport se si do të përpilohen listat me propozime të njerëzve që duhet të jenë të falur”, deklaroi Mariçiq, duke theksuar përmes këtij propozimi në të ardhmen do të minimizohen gjasat që në listë të përfshihen personat e dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button