Dimitrov: Zgjidhja eventuale me Bullgarinë do të konfirmohet në Kuvend

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropian, Nikollla Dimitrov sot si anëtar i Këshillit Nacional për integrime evropiane kërkoi vlefshmëri nga Kuvendi për zgjidhjen eventuale me Bullgarinë, transmeton Portalb.mk.

Ai në seancën e sotme ku u diskutuan konkludimet e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, tha se për tejkalimin e situatës nevojitet unifikim dhe veprim i përbashkët për mbrojtje të interesave më të larta nacionale.

Nikolla Dimitrov

“Kjo temë në shtet i tejkalon interesat e njërës apo tjetrës qeveri, të njërës apo opozitës tjetër, ndërsa duke pasur parasysh që me marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së re bullgare ka vend prominent edhe në Kuvend, ku çdo zgjidhje eventuale do të shkojë në debat dhe në vlefshmëri në Kuvendin në Sofje. Gjithashtu, duke pasur parasysh edhe rezolutën e miratuar në Kuvendin tonë, ku vërtetohen linjat e kuqe në këtë çështje nga interesi më i lartë nacional, mendoj se ka logjikë dhe do të rritet legjitimiteti nëse edhe ne, hap pas hapi ndërtojmë atmosferë politike, në drejtim të asaj se çfarë do zgjidhje që duhet të jetë evropiane dhe duhet të jetë dinjitoze, do të shkojë në debat, në validitet edhe në Kuvendin e Maqedonisë”, tha ai.

Në seancë mori pjesë edhe euroambasadori, David Geer, me çka anëtarët e këtij këshilli u pajtuan se ky trup parlamentar duhet të ketë rol kyç në proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button