Vendimi për “Llaskarcën” do të pret, të gjitha fakultetet e refuzuan  gjykatën e cila pas aq ekspertizave kërkon superekspertizë

Së pari Fakulteti Teknik në Manastir, e më pas edhe Universiteti i Shtipit dhe Fakulteti i Makinerisë në Shkup, e refuzuan Gjykatën Themelore Penale, e cila pas ekspertizave të shumta të të pandehurve dhe t prokurorisë, pak para fundit të gjykimit, kërkoi super-ekspertizë për aksidentin e komunikacionit në afërsi të Llaskarcës, në të cilin kishte 16 viktima, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Në përgjigjen drejtuar Gjykatës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Universiteti i Shtipit kanë theksuar se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e këtij aksidenti dhe se nuk kanë një numër aq të madh ekspertësh të licencuar për të punuar sërish në të njëjtën lëndë.

Gjykata ka informuar se për superekspertizën, e cila ka qenë e nevojshme për të mbyllur procedurën e provave dhe për të marrë aktgjykimit të shkallës së parë, fakultetet kanë dërguar njoftime se nuk kanë mjaft ekspertë të licencuar.

“Pas ekspertizave kontradiktore, të realizuara paraprakisht, të mbrojtjes dhe prokurorisë, e mbi të gjitha për të ruajtur barazinë e armëve, e cila në një procedurë ankimimi eventual mund të jetë vendimtare në vendimin e gjykatës së apelit, është lëshuar urdhër për superekspertizë Mirëpo, lënda nga Fakulteti Teknik kompetent në Manastir është kthyer me arsyetimin se ekspertët e licencuar të makinerisë janë ekspertë vetëm për energjetikë dhe se nuk mund të kontrollojnë automjete, ndërsa në ekspertizën e mëparshme tashmë kanë marrë pjesë edhe ekspertë të tjerë. Pas pranimit të njoftimit, gjykata e ka kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin e Makinerisë në Shkup, prej ku gjykata po ashtu është informuar se nuk kanë mjaft ekspertë për automjete të komunikacionit, të cilët paraprakisht nuk kanë marrë pjesë në ekspertizë”, thonë nga Gjykata Themelore Penale.

Këto çështje u janë bërë të ditura në seancën e sotme të pandehurve, prokurorit dhe palëve të tjera në procedurë, si dhe atë që lënda tashmë është dërguar në Byronë e Ekspertizës Gjyqësore. Byroja pritet të formojë një ekip ekspertësh të licencuar dhe të përgatisë superekspertizën.

Gjykimi për rastin “Llaskarca” ka nisur në shtator të vitit 2019, ndërsa deri tani ka pas mbi 100 seanca gjyqësore dhe nuk mund t’i zhbllokohet. Lëndën e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska, gjyqtarja e dytë është Aleksandra Risteska.

Në këtë proces të gjatë i akuzuar është edhe shoferi i autobusit Manuel Trifunovski, menaxheri i parkut të “Durmo Tours” Remzi Miftari dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik në Gostivar (Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski) si bashkëpunëtorë në falsifikimin e të dhënave për korrektësinë teknike të autobusit që u përmbys.

Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Miftari dhe shoferi i autobusit Manuel Trifunovski akuzohen për kryerje të veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik për bashkëpunim në të njëjtin akt.

“Durmo Tours” vetë e ka kryer kontrollin teknik të autobusëve, në stacionin e vet të kontrollit teknik.

“Ka mbetur vetëm edhe të kryhet super-ekspertiza, me të cilën do të mbyllet procedura e provave dhe çështja do të kalojë në fazën e fjalëve përfundimtar dhe aktgjykimit. Prandaj, datat janë caktuar për 25 janar, si dhe për 3, 10, 15, 24 shkurt dhe 28 shkurt 2022”, njoftoi Gjykata Themelore Penale Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pas tragjedisë me aksidentin e autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë, kërkoi që përgjegjësinë ta gjejnë institucionet, “por jo duke e bllokuar procedurën gjyqësore sikur për ‘Llaskarcën’”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button