Tetovës nga sot iu shtua edhe një mural: T’i ruajmë hapësirat e gjelbra (FOTO)

Tetovës nga sot iu shtua edhe një mural. Bëhet fjalë për muralin e realizuar nga Shoqata “Multikultura” në murin e shkollës fillore “Liria”. Tema e këtij murali është ekologjia, dhe siç thonë organizatorët, ai do t’ua kujtojë qytetarëve çdoherë nevojën për vetëdije kolektive në rikuperimin e tokës urbane për hapësirë të gjelbër, shkruan Portalb.mk.

Nga Multikultura thonë se qëllimi i këtij murali është ruajtja e hapësirave të gjelbra në qytet dhe zbutja e efektit të ndotjes. Murali u pikturua nga artisti Semir Alimi.

“Elementi kryesor në këtë mural është bleta, e cila luan rol në çdo aspekt të ekosistemit. Bletët mbështesin rritjen e pemëve, luleve dhe bimëve tjera të cilat shërbejnë si ushqim dhe strehë për krijesat e mëdha dhe të vogla. Përveç kësaj, bleta në këtë mural i ruan fidanët e ri prej drunjve të prerë”, thanë nga Multikultura.

Mural nga Multikultura: T'i ruajmë hapësirat e gjelbra
Mural nga Multikultura: T’i ruajmë hapësirat e gjelbra

Gjatë përurimit të muralit, në hapësirat e shkollës Liria u realizua edhe një punëtori me nxënësit e po kësaj shkolle ku të cilët nga artisti Alimi mësuan teknikat e muralit, nga ku patën mundësinë që të njëjtën ta provojnë në praktikë, por gjithnjë duke u bazuar në mesazhet ekologjike.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, ky mural u realizua në kuadër të projektit “Ndryshime pozitive për menaxhimin e mbeturinave komunale në Komunën e Tetovës” me mbështetje nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button