Aksion policor: janë arrestuar dy policë dhe pesë doganierë në Kumanovë dhe Shkup për kontrabandë droge

Sot në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, policiaa ka zhvilluar aksione, pas veprimit disa mujor nën udhëheqjen e prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori publik kompetent ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj nëntë personave, prej të cilëve dy policë dhe pesë doganierë. Personat dyshohet se kanë kryer veprën penale Kontrabandë nga neni 278, kurse tre personave iu ngarkohet edhe vepra penale shpërndarje e paautorizuar e drograve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Siç qëndron në njoftimin e Prokurorisë, gjatë muajit nëntor 2021, katër të dyshuar, mes të cilëve dy policë, si më shumë persona kishin marrë pjesë në transferim të paautorizuar për shitjen e prekursorëve, të cilët në dy raste kanë dashur të transportojnë mallra nga njësia doganore e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit afër kufirit shtetëror ndërmjet RMV-së dhe Republikës së Kosovës.

“Të dyshuarit sot do të paraqiten para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, do t’i propozojë gjykatës që të gjithë të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit. Prokuroria, MPB dhe Drejtoria doganore, vazhdojnë me punë intensive për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurosisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button