RMV, është rritur numri i personave të cilët për herë të dytë janë infektuar me kovid

Në periudhën nga 13 deri më 19 dhjetor, gjithsej 36 persona në vend u infektuan për herë të dytë me kovid-19, që është rritje prej 38,5 për qind krahasuar me javën e kaluar, njoftoi Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Sipas evidencës së fundit, janë regjistruar gjithsej 1.013 riinfektime, prej të cilëve dy janë riinfektime të dyta, transmeton Portalb.mk.

Gjatë asaj periudhe janë testuar 19.943 materiale, kurse janë regjistruar 1.922 raste të reja nga 32 qytete të vendit, me rënie prej 8% krahasuar me javën e kaluar.

“Përqindja e pozitivitetit varion nga 6.9 për qind deri në 12.4 për qind. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (49,9%). Incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar. Në këtë periudhë janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën deri në 9 vjeç. Vërehet rënie të numrit të pacientëve në të gjitha grupmoshat”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Përveç kësaj, janë raportuar 66 vdekje në 22 qytete gjatë javës së kaluar. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi (19). Lidhur me moshën, numri më i madh (80.3 për qind) i të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç, kurse të vdekur janë regjistruar edhe në grupmoshën 50-59 vjeç (10), 40-49 vjeç (2) dhe 30 -39 vjeç (1).

Të hospitalizuar momentalisht janë 347 persona, që është për 18,7 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. 243 prej tyre janë me mbështetje oksigjeni dhe 12 janë me ventilim mekanik. Deri më 19 dhjetor, gjithsej 853.314 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kovid-19 brenda dhe jashtë vendit. Me dy doza janë vaksinuar gjithsej 822.300 persona, kurse me dozën e tretë janë vaksinuar 89.546 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button