Rritet numri i viktimave në Malajzi si pasojë e vërshimeve

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra janë zhvendosur, si pasojë e vërshimeve më të mëdha në Malajzi, për dekada, transmeton REL.

Tri ditë me shira të rrëmbyeshëm kanë rezultuar me vërshime të mëdha në tetë rajone.

Qeveria është përballur me kritika të ashpra për përgjigje të vonuar.

Shumë persona janë raportuar të zhdukur dhe janë duke u rritur shqetësimet se numri i viktimave mund të rritet dukshëm.

Deri të hënën, vlerësohet se 51,000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Nëpër disa rajone, vërshime të tilla nuk janë parë prej vërshimeve masive të vitit 1971.

Zyrtarët kanë thënë se mund të ketë shpërthime të reja të infektimeve me koronavirus, pasi mijëra persona janë mbledhur nëpër ambiente të përkohshme strehimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button