Panovski paralajmëron: Omicroni me gjasë është i pranishëm edhe në Maqedoni

Mikrobiologu Dr. Nikolla Panovski në daljen e tij të ftuar në emisionin “Tema e ditës” në TV Sitel, tha se lloji Omicron, varianti më i ri i kovid-19, me gjasë tashmë është prezent në vend dhe duhet të merren masa, transmeton Portalb.mk.

“Nuk duhet të rrezikojmë që të vijë në një shpërthim në spitale dhe ngritjen e spitaleve modulare. Duhet të merren masa. Greqia, për shembull, dje prezantoi test të detyrueshëm PCR për të gjithë udhëtarët. Nëse unë do të isha faktor në vend, menjëherë pas tyre do të fusja testet PCR për të gjithë qytetarët që hyjnë në vend”, tha Panovski, duke theksuar se masa e parë për luftimin e omicronit duhet të jenë kufizimet në pikat kufitare dhe aeroporte.

Duke folur për nxënësit, Panovski thotë se është e nevojshme që pushimet të fillojnë më herët këtë vit.

“Është tepër vonë për mësime online, por nuk është vonë që nxënësit të lëshohen më herët në shtëpi, gjegjësisht nga e hëna e ardhshme”, tha Panovski.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me kovid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 221.411, numri i pacientëve të shëruar në 208.209, i të vdekurve në 7.825, dhe momentalisht ka 5.377 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button