Me djegien e flamujve serbë mbrëmë u protestua në Tiranë kundër “Ballkanit të hapur”

Pasditën e djeshme në Tiranë u mbajtë protesta e paralajmëruar kundër nismës “Ballkani i Hapur”, organizuar nga Partia Demokratike e opozitës shqiptare dhe ish-kryeministri Sali Berisha, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq po marrin pjesë në një takim dy-ditor mbi nismën e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit të Hapur në Tiranë, e cila është arsyeja kryesore e protestës, pasi protestuesit u panë duke djegur flamujt serbë.

Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe të shkruara kundër nismës Ballkani i Hapur, presidentit Vuçiq, Rama dhe George Soros.

Duke iu drejtuar protestës, Berisha tha se qëllimi i “Ballkanit të Hapur” ishte vendosja e “hegjemonisë serbe”.

“Kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Një projekt, i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan në botë dhe Europë ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në Kosovë. Jemi kundër këtij projekti sepse bie ndesh në mënyrë flagrante me interesin tonë kombëtar. Në fillimet e tij ky projekti rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Në fillimin e tij vuri si maskë Minishengenin për të mashtruar vendet e Ballkanit”, tha Berisha.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dënoi djegien e flamujve serbë si dhe deklaratat e Berishës, duke argumentuar se të gjithë ata që dolën sot në rrugë në Tiranë duhet të kenë turp.

“Le të turpërohen ata që e bënë këtë dhe jo unë dhe qeveria ime që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, për të zhvilluar, për të mos vuajtur pasojat e politikës së vjetër shqiptare”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button