22 milionë denarë u dëmtua shteti, hidrocentralet funksionuan pa u vlerësuar si ndikojnë në mjedisin jetësor, vlerësojnë nga Revizioni

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi se nuk janë realizuar dokumentet strategjike gjatë funksionimit të hidroelektranave në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Me revizioni ne kryer është përcaktuar se dokumentet strategjike janë miratuar pa vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor dhe nuk janë përmbushur objektivat e vendosura për ndërtimin e hidroelektraneve të mëdha”, deklarojnë nga Enti.

Raportohet që me vitin 2020 janë ndërtuar gjithsej 117 hidroelektrana, prej të cilave 8 të mëdha, 13 të vogla dhe 96 të vogla me status të prodhuesit preferencial.

“Për shkak të dobësive gjatë planifikimit dhe përzgjedhjes së lokacioneve, nuk janë lidhur marrëveshje për koncesion për rreth 65% të lokacioneve të shpallura nga ministritë kompetente”, konstatojnë nga Revizioni.

Revizioni theksoi që dobësitë gjatë ndarjes së lejeve dhe kontrollit joefikas nga ana e institucioneve kompetente kanë mundësuar shfrytëzimin e ujit në periudha të caktuara edhe pa leje të siguruar për të drejtën e ujit.

“Nga hidroelektranat e vogla që janë prodhues preferenciale, në Buxhetin e RMV-së nuk janë paguar 22.8 milionë denarë, që paraqet 41 % nga kompensimi i përgjithshëm i llogaritur”, vlerësojnë nga Enti.

Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësorë nuk kanë arritur të koordinohen për të realizuar mbikëqyrjen efikase të hidroelektranave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button