U promovua korniza për zhvillim “MKD2030”

Me iniciativë të presidentit, Stevo Pendarovski sot u promovua korniza për zhvillim “MKD2030”. Kjo kornizë si vizion afatgjatë i ardhmërisë së vendit, i përcakton politikat që duhet të arrihen deri në dekadën e ardhshme dhe fushat në të cilat duhet të fokusohet shteti me qëllim përparimi dhe jetë më e mirë për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“MKD2030” është dokument strategjik i përpunuar përmes procesit konsultativ me sektorin e biznesit, organizatat qytetare, komunitetit akademik dhe profesionist të shquar nga më shumë fusha.

Prioritetet që do të dalin nga “MKD2030” do të jenë pikë referuese, sipas së cilës do të kalibrohet Strategjia nacionale zhvillimore 2021 – 2041, e cila si fazë vijuese duhet të ndërlidhet me “MKD2030”.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij, theksoi se detyra themelore është njohja e prioriteteve vitale pa të cilat zhvillimi do të ishte i pamundur.

“MKD2030” nevojitet të jetë e realizueshme. Si shtet disponojmë me resurse të kufizuara njerëzore dhe financiare dhe nuk duhet të humbim kohë në çështje që i tejkalojnë aftësitë dhe resurset tona. Besoj se gjendjen reale e dimë të gjithë – migrimi i të rinjve vazhdon, pasivitet i elektoratit, besim i ulët në institucionet, ndarje e thellë në shoqëri sipas disa bazave dhe rritja e pabarazisë në të ardhurat”, theksoi Pendarovski.

Siç njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, “MKD2030” fokusohet në digjitalizim, decentralizim dhe demokratizim, përmes politikave ekologjike, ekonomike, agrare dhe shëndetësore deri në arsim dhe shkencë dhe luftë kundër migrimit të të rinjve nga vendi. Me dokumenti do të përfshihen edhe prioritet që kanë të bëjnë me më shumë sektorë, siç janë ndërtimi i administratës publike efikase, krijimi i mundësive të barabarta dhe lufta kundër korrupsionit.

Strategjia duhet të finalizohet në mesin e vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button