Në fillim të vitit, treg i përbashkët pune midis Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë

Zaev, Rama dhe Vuçiq në mbledhjen e iniciativës “Ballkani i Hapur” në Tiranë u dakorduan për treg të përbashkët pune. Kryetari i Odës ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, për RTS tha se pret të ketë treg të përbashkët të punës, kufij për kalim 24 orësh, certifikata të harmonizuara, veçanërisht fitosanitare dhe të mos ketë probleme që i kushtojnë ekonomisë shumë para, raporton MIA.

Çadezh deklaroi se në Samit do të  dakordohet edhe plani strategjik për vitin 2022 dhe se “Ballkani i Hapur” nuk është shumë nënshkrimesh dhe marrëveshjesh, por ide e paqes dhe prosperitetit në një pjesë të Evropës që ishte konsideruar gjithmonë problematike, sidomos tani në një situatë të krizës ekonomike, energjitike, krizë transporti dhe fuqisë puntore.

Ai vlerësoi se ky është një samit historik dhe një ditë e madhe për rajonin. Punohej prej një kohe të gjatë, është tejkaluar përçarja dhe është krijuar një besim i ri.

“Kishamundësinë të jem në Nish dhe të punoj me ministrat e të tre vendeve, 160 persona nga administratat publike të tre vendeve kanë punuar në tema të vështira për të arritur marrëveshje”, tha Çadezh.

Ai përkujtoi se edhe më herët ishin nënshkruar memorandume bashkëpunimi dhe theksoi se marrëveshjet që na mundësojnë që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi treg të përbashkët pune tani janë gati.

“Presim të kemi një treg të përbashkët pune, pika kufitare që punojnë 24 orë, certifikata të harmonizuara, fitosanitare, që të mos kemi problem që i kushton shumë ekonomisë”, tha kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë. 

Takimi i liderëve është dëshirë e sinqertë për të krijuar treg të përbashkët në tre ekonomitë aktuale dhe ftesë për fqinjët që të përfshihen, ekonomitë që nuk janë aktualisht pjesë e nismës janë pjesa psikologjike e nismës, tha Çadezh.

“Mund të shihni gjëra konkrete, këtu shihni se kur kamioni do të niset diku – arrin më shpejt se një muaj, nëse gjen punë në Shkup, Vlorë apo Beograd, nuk iu duhen tre muaj për të kërkuar mënyra burokratike që të punësoheni, por e bëni atë brenda një dite”, shpjegoi Çadezh.

Ai konsideron se nisma “Ballkani i Hapur” është moment afrimi i rajonit me BE-në.

“Kur të shikoni se si po evoluon BE-ja dhe cila ishte shpresa e re e Evropës së atëhershme, e cila ishte e kapur nga urrejtja dhe lufta, ajo filloi në ekonomi. Gjëja më e rëndësishme është besimi përmes punës së përbashkët të drejtuesve dhe biznesmenëve, i cili është përhapur në politikë”, tha Çadezh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button