Ministrja e Arsimit Mila Carovska nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re

Mila Carovska do të japë dorëheqje nga posti i ministres së Arsimit dhe Shkencës në qeverinë e re. Ajo sot në një deklaratë për media tha se ka vendosur të mos marrë pjesë në qeverinë e re të udhëhequr nga LSDM, BDI dhe Alternativa, transmeton Portalb.mk.

“Në pesë vitet e fundit, së bashku me ekipin tim, kemi ofruar politika në interes të qytetarëve. Unë vazhdoj të luftoj dhetë mbroj të njëjtat vlera dhe politika dhe vërtet besoj në kapacitetin dhe forcën e shtetit si dhe në forcën e grave dhe të të rinjve”, tha ministrja Carovska.

Carovska është ministre e Arsimit dhe Shkencës që nga gushti i vitit 2020, në qeverinë e dytë të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në korrik të vitit të kaluar.

Përndryshe, tërheqja e Mila Carovskës vjen vetëm disa ditë pasi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaruan se nuk do të marrin pjesë në qeverinë e re, ndërsa Zoran Zaev njoftoi gjithashtu dorëheqjen e tij si kryeministër.

Në qeverinë e ardhshme me kryeministër Dimitar Kovaçevski, pritet që shumica e ministrave të jenë të rinj, ndërsa një numër më i vogël i atyre ekzistues do të mbeten në pozitat e tyre. Partia Alternativa tashmë ka bërë të ditur se ministër i ri i Shëndetësisë do të jetë Bekim Sali. Admirim Aliti është paraparë të jetë ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa Xhemail Çupi është emëruar ministër pa resor për Diasporën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button