Asnjë grua në pozitat kyçe të Alternativës në Qeverinë e re: Jemi prirë nga potenciali dhe jo nga gjinia

Partia Alternativa, e cila do të jetë pjesë e Qeverisë së re, nuk ka emëruar asnjë femër në pozitat kyçe që do të ketë kjo parti në përbërjen e re qeveritare. Të pyetur sot nga Portalb.mk se pse nuk kanë emëruar asnjë femër, zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani tha se, ka pasur oferta të caktuara të cilat nuk janë pranuar dhe në fund partia, kur ka zgjedhur listë, është prirë nga potenciali i kandidatëve të propozuar dhe jo nga gjinia.

“Kemi zhvilluar diskutim të gjerë brenda organeve të partisë, ka pas disa oferta të caktuara të cilat nuk janë pranuar dhe në fund kur kryesia ka votuar listën, nuk jemi prirë nga ajo se është mashkull apo femër, por thjesht nga potenciali kadrovik që kemi pasur dhe kuadrove që kanë shfaqur gatishmëri t’ju prijnë atyre institucioneve”, deklaroi Murtezani.

Kryesia Qendrore e Alternativës në mbledhjen e së shtunës diskutoi për bartësit e përgjegjësive publike në institucionet shtetërore.

Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, këtu më poshtë po i japim disa nga emrat që do t’i bartin funksionet publike në Kuvend, në Qeveri ose në dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:
– Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
– Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
– Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
– Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
– Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
– Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
– Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
– Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
– Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
– Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
– Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
– Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
– Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Nga partia thanë se, pjesa tjetër e emrave që do të bartin postet e mbetura, do të publikohet së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button