Majtisti me origjinë kroate Gabriel Boriç është zgjedhur president i ri i Kilit

Socialdemokrati Gabriel Boriç është zgjedhur presidenti i ri i Kilit duke thyer menjëherë dy rekorde.

Ish-aktivisti 35-vjeçar është presidenti më i ri në moshë dhe më i votuar në historinë e vendit, transmeton Albaianpost.

Boriç u shpërfaq si figurë politike gjatë trazirave të studentëve në vitin 2011.

Me numërimin e votave pothuajse të përfunduara, Boriç fitoi 55.86% të preferencës kiliene.

José Antonio Kast, kandidati ‘ultra i djathtë’ që kishte marrë shumicën në raundin e parë mori vetëm 44.14% të votave.

E gjithë e majta – nga krahët më radikalë deri te centristët – u bashkuan në mbështetje të Boriç-it.

Kast është një admirues i Pinochet-it, dhe politikat e tij flasin hapur kundër abortit, emigrantëve dhe politikave sociale gjithëpërfshirëse.

Për analistët, fitorja e tij do krijonte një situatë të ngjashme në vend me Brazilin e udhëhequr nga Jair Bolsonaro.

Qeveria e Boriç-it premton një ndryshim rrënjësor në lidhje me politikat socio-ekonomike neoliberale të zbatuara gjatë diktaturës së Pinochet-it.

Gara, megjithatë, ishte shumë e ngushtë dhe, në selinë e Boriç-it – e cila ndodhet në qendër të Santiago-s – rezultati u prit me thirrje dhe ovacione.

Sapo Kast njoftoi humbjen e tij, qindra mijëra njerëz mbushën rrugët e kryeqytetit.

Sheshi i Dinjitetit ose Plaza Dignidad, nga një epiqendër protestash u kthye në një maratonë festive.

“Angazhimi im si president do të jetë të kujdesem për demokracinë. Unë dua një qeveri që i bën lagjet dhe komunitetet protagoniste, sepse pa pjesëmarrjen e njerëzve demokracia nuk ekziston”, ishin fjalët e para të presidentit kilien.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button