Franca nga janari planifikon që vakinimin ta bëjë kusht për hyrje në ambiente të ndryshme

Qeveria franceze, deri në fund të janarit planifikon të zëvendësojë PCR dhe testet antigjen me vaksinat për hyrje në ambiente të ndryshme, tha të dielën zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal për kanalin e lajmeve LCI. Leja e re, e cila synon të rrisë normat e vaksinimit, do të zëvendësojë lejen aktuale sanitare pasi PCR ose testet antigjenike nuk do të jenë më të mjaftueshme për të hyrë në restorante apo kinema, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri njoftoi fillimisht lajmin të premten (17 dhjetor). Castex do të takohet me partnerët socialë dhe grupet parlamentare këtë javë për të diskutuar futjen e vaksinës si leje, me fokus të veçantë në detajet dhe shtrirjen e zbatimit të saj, shtoi zëdhënësi i qeverisë.

Ministrat do të studiojnë projektin më 5 janar, i cili më pas do t’i dorëzohet Asamblesë Kombëtare më 10 janar. Qeveria më pas shpreson se teksti do të “shpallet deri në fund të janarit, për të hyrë në fuqi në të njëjtën kohë” sipas Attal.

Pas Irlandës, Republikës Çeke, Letonisë dhe Estonisë, Franca do të jetë vendi i pestë evropian që do të zbatojë lejen e vaksinës.

Një qëllim tjetër i kësaj mase është të kufizojë përhapjen e variantit Omicron.

Të dielën, u hospitalizuan 15.528 njerëz dhe 2,396 ishin në kujdes intensiv, sipas shifrave nga agjencia e shëndetit publik, Santé Publique France.

“Sfida është që të merren masat e duhura për të parandaluar që spitali të mos mbingarkohet”, tha Attal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button