Për hyrje në Austri kërkohet test PCR, përjashtohen ata me dozë të tretë

Për luftimin e përhapjes së variantit Omicron, Austria të hënën prezantoi kërkesa më të rrepta për hyrje në të. Udhëtarët tani do të duhet të tregojnë test të vlefshëm PCR përveç certifikatës së për COVID, transmeton Portalb.mk.

Nëse nuk paraqesin test PCR, udhëtarët do të duhet të karantinohen deri në dhjetë ditë. Megjithatë, nëse mund të tregohet test negativ PCR, është e mundur që t’i jepet fund karantinës në një fazë më të hershme.

Personat që kanë marrë tashmë dozën e tretë janë përjashtuar nga rregulli dhe nuk u kërkohet të tregojnë test negativ PCR në pikën e hyrjes.

Gratë shtatzëna dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore janë gjithashtu të përjashtuar nga ky kufizim.

“Këto kufizime shtrënguese për hyrje sjellin sfida të mëdha me ta, veçanërisht për personat që udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave”, tha ministri austriak i shëndetësisë Wolfgang Mückstein, duke shtuar se kufizimet janë të nevojshme për të luftuar “përhapjen e Omikronit në Austri”.

Sektori i turizmit tashmë po i bie këmbanave të alarmit se kufizimet e reja do të pengojnë të ardhurat gjatë periudhës më fitimprurëse të vitit. Sektori turistik austriak është shumë i varur nga turistët gjermanë dhe holandezë.

Italia ka futur tashmë teste të detyrueshme për të vaksinuarit javën e kaluar, për pakënaqësinë e Komisionit Evropian, i cili argumentoi se kërkesat e hyrjes do të pezullonin de fakto aplikimin e sistemit të certifikatave të BE-së për COVID.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button