Vaksinat kundër COVID-19 nuk shkaktojnë kancer (VIDEO)

Në rrjetet sociale nga persona kontrovers shpërndahen dezinformata në lidhje me vdekjen e regjisores së njohur nga Kosova, Burbuqe Berisha. duke shfrytëzuar apelin e saj për vaksinim – këta persona “fajësojnë” vaksinën për vdekjen e saj që nuk është e vërtetë sepse vaksinat nuk shkaktojnë sëmundje, përkundrazi, të mbrojnë nga forma e rëndë e virusit korona si dhe nga vdekja, shkruan Portalb.mk.

Këto janë dezinformatat të cilat filluan të shpërndahen në rrjetet-sociale menjëherë pasi u kumtua lajmi për kalimin në botën tjetër të regjisores Berisha,

Megjithatë, regjisorja Burbuqe Berisha ka disa vite që përballet me një sëmundje të rëndë, madje në vitin 2019, kur vaksinat kundër Kovid-19 as nuk ishin zhvilluar, kolegët e regjisorës organizuan një ankand pikturash për mbledhjen e fondeve për shërimin e saj.

Regjisorja e ndjerë Burbuqe Berisha ndërroi jetë në zyrën e saj në ministrinë e Kulturës më datë 27 tetor.

“Prishtinë 27.10.2021-13:20. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia e Kosovës. 
Dezinformatave që u përmendën më herët ju paraprijnë deklaratat e rreme se vaksinat kundër virusit korona shkaktojnë kancer apo sëmundje tjera vdekjeprurëse. Portalb-i siguroi hulumtimet e fundit kredibile në lidhje me këtë dhe rezulton të mos ketë asnjë lidhshmëri mes vaksinave dhe kancerit.

Një ndër ekspertët e njohur botëror të imunologjisë dhe mikrobiologjisë Michael Imperale ka deklaruar se “nuk ka të dhëna të cilat dëshmojnë lidhshmëri mes kancerit dhe vaksinave kundër virusit korona”. Ai gjithashtu kishte analizuar secilën nga përmbajtjet e vaksinave nga ku kishte reuzultuar se asnjëra prej tyre nuk shkakton kancer, në të njëjtën vijë janë edhe nga Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Për këtë, biseduam edhe me mjekun Miralem Jukiq i cili mohoi kategorikisht mundësinë që ndonjëra prej vaksinave kundër virusit korona të shkaktojë kancer, ai përkundrazi, apeloi për vaksinim masiv.

Miralem Jukiq, mjek.
Miralem Jukiq, mjek.

“Spekulacimet

të cilat po i dëgjojmë aktualisht se vaksinimi kundër Kovid-19 shkakton sëmundje malinje janë absolutisht të pabaza, sepse për të pasur dyshime se një kemikal apo  vaksinë shkakton sëmundje malinje duhet ta vërtetojmë fillimisht se personat të cilët kanë pranuar ata vaksina kanë rritje të incidencës për sëmundje malinje, kjo momentalisht nuk është e mundur të vendoset as si tezë sepse ende deri në këtë moment nuk kemi vaksinim masiv kundër Kovid-19 e cila zgjat mjaftueshëm gjatë në mënyrë që incidenca për një sëmundje malinje të mund të rritet. Andaj, për një gjë mund të jemi të sigurt këtë moment, se vaksinimi është mënyra më e sigurt për parandalimin e Kovid-19” tha mjeki Miralem Jukiq.

Megjithatë, personat me imunitet të dobët, siç janë edhe disa pacient me kancer, mund të mos jenë plotësisht të mbrojtur nga Kovid-19 edhe pas pranimit të të dy dozave, kjo për shkak të sistemit të tyre të dobësuar. Te këta njerëz, marrja e një doze shtesë mund të ju ndihmojë që të forcojnë sistemin imunitar i cili më pas do luftojë virusin korona më lehtësisht.

Doza e tretë e vaksinës duhet të jepet së paku katër jave pas pranimit të dozës së dytë. Në qoftë se është e mundur, vaksina e njëjtë mRNA duhet të merret si dozë e tretë, sipas CDC. Në qoftë se vaksina e njëjtë nuk është në dispozicion, atëherë cilado vaksinë mRNA mund të jepet si dozë e tretë.

Për në fund, ekspertët rekomandojnë që pacientët e kancerit të vaksinohen sepse ata me sistem të dobësuar imunitar janë më të rrezikuar nga virusi korona, kështu që, mbrojtja që do ju ofrojë vaksina, sado e madhe apo e vogël të jetë ajo, është më mirë se të mos jenë të mbrojtur fare.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button