Është sekuestruar një autobus me dokumente të falsifikuara, ishte nisur nga Shkupi për në Stamboll

Një autobus i cili ka lëvizur në relacionin Shkup-Stamboll është sekuestruar rreth orës 17:00 në pikëpagesën rrugor Milladinoc nga ana e policisë për shkak dyshimit se i njëjti është me regjistrim të falsifikuar dhe numër të identifikimit, njofton Portalb.

Nga MPB-ja njoftojnë se autobusi është drejtuar nga Z.M, 56 vjeçar, ndërsa poashtu dyshohet se shoferi nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar.

“Lidhur me rastin janë njoftuar nga Inspektorati Shtetëror për Transport për veprim të mëtejshëm. Për momentin është duke u dokumentuar rasti dhe do të ngriten kallëzime penale adekuate pas përfundimit të hetimit”, potencojnë nga Ministria e Punëve të Brednshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button