Petkov propozon formim të pesë grupeve të punës dhe takim me kryeministrin e ri të RMV-së në janar

Kryeministri bullgar Kirill Petkov në emisionin “120minuta” në BTV, tha se ka dëshirë që në gjysmën e parë të janarit të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, shkruan MIA, njofton Portalb.

Kryeministri bullgar ka propozuar të ketë pesë grupe të punës edhe atë për ekonomi, infrastrukturë, eurointegrime, kulturë dhe çështje historike. Propozon që grupet e punës të mblidhen çdo muaj dhe nëse është e mundur takimet të mos jenë të njëkohësishme, ndërsa çdo javë të ketë mbledhja të grupit të caktuar dhe të ketë rezultate pune.

Nëse kjo bëhet, sipas Petkovit, në periudhë intensive nga puna mund të bëhen edhe kompromise nga të dyja palët.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me prejardhje bullgare duhet të mbrohen nga diskriminimi dhe nga gjuha e urrejtjes. Gjithashtu, duhet të ketë edhe ndonjë instrument i cili do të garantojë se secili element i tillë i diskriminimit, do të vlerësohet si joevropian”, ka theksuar Petkov.

Sipas tij, gjëja e parë që duhet të bëhet, është që të ndryshojë retorika.

“Kuptohet, edhe nga pala tjetër ka linja të kuqe. Nuk mundemi t’i anashkalojmë faktet. Është më lehtë kur do të shohim se sa mund të fitojmë që nga të dyja palët, të planifikojmë mundësi për gjërat të cilat janë të pranueshme për të dyja palët. Nuk do të heqim dorë nga pozitat tona serioze, do të mundemi të marrim shumë së bashku”, potencoi Petkov.

Duhet punë e vërtetë, e jo sllogane politike, thotë Petkov, që të arrihet progres për një periudhë shumë të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button