Nga sot testi është i obligueshëm për në Greqi

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja për të udhëtuar drejt Greqisë, të ndërmarra nga qeveria e shtetit fqinj për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Prej ditës së sotme dhe deri më 10 janar kushdo që do të futet në Greqi, pavarësisht nëse është i vaksinuar apo jo, duhet të ketë me vete një test negativ PCR brenda 72 orëve ose një rapid test të bërë brenda 48 orëve. Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin, transmeton MIA.

Bëhet fjalë për masë të përkohshme dhe të jashtëzakonshme për periudhën e festave në virgjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa tani për tani, vendimi është me kohëzgjatje deri më 10 janar të vitit 2022.

Rezultat negativ nga PCR test i bërë 72 orë para udhëtimit ose rapid 24 orë para mbërritjes, së bashku me PLF formular të plotësuar janë të obliueshëm për hyrje në Greqi.

Në mënyrë të plotësuese, të pavaksinuarit dhe ata të cilët nuk kanë kaluar Kovid-19, ndërsa mbërrijnë nga 16 vende konkrete, midis të cilëve edhe Maqedonia e Veriut, në mënyrë të obligueshme do të testohen pas hyrjes në Greqi, diçka që tanimë një periudhë të caktuar zbatohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button