MASH: Nga nesër aplikimi për shujtë të subvencionuar studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se nga deri më 31 dhjetor sërish mund të aplikohet për realizim të shujtës së subvencionuar studentore, njofton Portalb.

“Mund të paraqiten të gjithë studentët të cilët i përmbushin kushtet në pajtueshmëri të Ligjit ppër shujtë të subvencionuar studentore, por nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ose ta realizojnël këtë të drejtë në afatin parë dhe të dytë. Kjo mundësi do të jetë qasëse çdo muaj edhe atë nga data 30 deri 30, gjegjësisht 31 të muajit”, thuhet në kumtesën nga MASH-i.

Paraqitja për shujtë të subvencionuar studentore është digjitalizuar, gjegjësisht realizohet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ me bashkëngjitjen e vetëm dy dokumenteve – paraqitje dhe deklaratë për saktësi të të dhënave dhe theksohen të dhënat për llogainë personale të transaksionit.

Të drejtë për këtë mbështetje financiare kanë të gjithë studentët e regjistruar në studime deridiplomike në institucionet shtetërore dhe private të arsimit të lartë të cilët janë shtetas të RMV-së dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune, nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe nuk kanë të ardhura mujor në çfarëdo lloj baze më të madhe se paga minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button