Midis prioriteteve të Francës është që të hapen rrugët pozitive të Maqedonisë së Veriut, porositi ambasadorja franceze në Sofje

Ambasadorja franceze në Bullgari, Florans Robin, në emisionin “Bota dhe ne” në Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), porositi se është e vetëdijshme se mikdis Sofjes dhe Shkupit ekziston kontest, por më e rëndësishme ppër të është nevoja që të krijohet mundësi për pajtim midis dy vendeve, shkruan MIA, njofton Portalb.

Robin theksoi se nuk bëhet fjalë për dhënie të dritës së gjelbër për hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por për fillim të negociatave, të cilat do të zgjasin më shumë vite.

Ajo foli për prioritetet e Francës gjatë kryesimit vijues me BE-në, i cili fillon nga 1 janari i vitit 2022, ndërsa midis tyre përmendi se është edhe ndërmarrja e hapave që të hspen rrugë pozitive për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e jo të ndodhë situatë, në të cilën vendi do të destabilizohej. Përveç kësaj, shtoi ajo, Bullgaria, e cila është anëtare e BE-së, mund t’i qasemi në mënyrë me të cilën do të ndihmojë.

Ambasadorja franceze deklaroi njëkohësisht duhet të mbrohen interesat ligjore të Bullgarisë.

Robin theksoi edhe se Ballkani është në zemrën e Evropës.

“Ky është fakt si nga pikëpamja gjeografike, ashtu edhe nga ajo historike. Ballkani kishte rol shumë të rëndësishëm në fatin e Evropës dhe për këtë arsye Makron është i bindur se Evropa duhet të ndërmerr angazhim më të madh në Ballkan, si planin politik, ashtu edhe në ekonomik. Duhet të bëhen përpjekje për investime, për zhvillim të infrastrukturës, për më shumë solidaritet”, theksoi Robin.

Nga pikëpamja politike, sipas saj, nevojitet të bëhet me dije se çfarë është perspektiva politike e Ballkanit.

Lidhur me zonën e Shengenit, Robin deklaroi se Komisioni Evropian me vite flet se Bullgaria i ka përmbushur të gjithë kushtet për inkuadrim, por përmendi se Franca konsideron se situata është komplekse dhe këtu nuk mund të flitet vetëm për Bullgarinë, për shkak të migracionit shfrytëzohet si element i luftës hibride, posaçërisht siç është rasti me Bjellorusinë, e cila ndodhet në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Sipas Francës, hapësira e Shengenit duhet të reformohet dhe ministrat e punëve të brendshme të vendeve-anëtare të kenë mundësi të ndërmarrin vendime politike për atë se kur kufijtë e jashtëm duhet të jenë të hapur, e kur të mbyllur, siç këtë e bëjnë për kufijtë e brendshëm të shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button