Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo

Trajneri nga Kosova, Driton Kuka ka fituar çmimin e më të mirit në xhudo për vitin 2021, transmeton Telegrafi.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’) pasi tashmë është mbyllur votimi.

Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot, Driton Kuka fitoi shumicën e votave në garën e trajnerëve.

Kështu, trajneri pejan, Driton Kuka zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo.

Kuka në këtë garë arriti të mposht dyshen e trajnerëve të Francës, Larbi Benboudaoud dhe Christophe Gaglian, si dhe emra tjerë të njohur si Robert Eriksoonin, Yvonne Boenisch e Kosei Inoue.

Ndryshe, Kuka ishte thuajse më meritori në fitimin e medaljeve të arta olimpike nga xhudistet tona, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button