Alternativa i zgjodhi ministrat dhe disa poste të tjera të Qeverisë së RMV-së

Kryesia Qendrore e Alternativës në mbledhjen e sotme diskutoi për bartësit e përgjegjësive publike në institucionet shtetërore. Nga partia thonë se disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, njofton Portalb.

Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, këtu më poshtë po i japim disa nga emrat që do t’i bartin funksionet publike në Kuvend, në Qeveri ose në dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:
– Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

“Në një atmosferë të komunikimit kolegial dhe me respekt, Kryesia Qendrore diskutoi për parimin e përfaqësimit më të mirë të Alternativës, duke i përzgjedhur kuadrot më të mira dhe më cilësore që i ka partia. Kështu, pas një debati të frytshëm dhe të argumentuar, ashtu siç është parashikuar në Statutin e partisë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i propozoi emrat e bartësve të funksioneve publike, ndërsa Kryesia Qendrore në mënyrë unanime e pranoi propozimin e tij”, shtojnë nga Alternativa.

Në kumtesën partiake thuhet se në mbledhje janë caktuar edhe bartësit ose drejtuesit e disa institucioneve të tjera publike, që do të publikohen ditëve në vijim.

Në fund të mbledhjes, potencojnë nga partia, kryetari Afrim Gashi, duke u uruar sukses kandidatëve të propozuar për funksione publike, ka kërkuar nga ata që detyrën e besuar ta ushtrojnë me dinjitet, respekt dhe konform parimeve politike e etike të Alternativës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button