fbpx

Vazhdon të “ushqehet” konspiracioni se korona spërkatet me aeroplanë, mjeku Asani shpjegon si shpërndahet virusi

Vazhdon të shpërndahet me të madhe teoria e konspiracionit se virusi korona spërkatet prej aeroplanëve, kësaj radhe, personi Kreshnik Osmani pretendon se diçka spërkatet prej aeroplanëve rreth orës 4, sipas tij kjo ndodhë në mënyrë që të “shtohen” dozat e vaksinave kundër Kovid-19. Për të qartësuar këtë teori konspirative, biseduam me mjekun Pajtim Asani i cili kategorikisht mohon mundësinë e spërkatjes së virusit përmes aeroplanëve, mjeku tregoi mënyrat e vetme se si mund të shpërndahet virusi korona, shkruan Portalb.mk.

Kreshnik Osmani në “Fejsbuk” ka publikuar disa fotografi të qiellit, të cilat sipas tij, dëshmojnë se diçka hidhet nga aeroplanët në mënyrë që të shtohen dozat e vaksinave kundër virusit korona.

Është alarmant fakti se këtë postim e kanë pëlqyer 460 persona ndërkaq është shpërndarë më shumë se 50 herë, edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë në të, por thjeshtë “ushqehet” një teori e vjetër konspirative e cila është rrëzuar nga shkencëtarët disa herë.

“Sapo më mbërritën para pak minutash. Kresho ky është Qielli i Çairit Shkup. Foto tjetër dërguar nga mikesha ime në Gjilan. Qielli i Gjilanit. Shqiptaret e paskan orarin ne oren kater pasdite. Cfare hedhin e dine ata. Ju do ju kerkojne gjilperat, nga një çdo muaj. Sa herë shpoheni vijnë avionet dhe i fusin nje xhiro dhe del doza e radhes. Kush e mban mend Ramen sa filloi flama. Kujdesni nga Bombat e padukshme qe bien nga lart. Loje e madhe që veç Zoti e ndal dhe rrebelimi i madh i njerëzve! Rruge tjeter nuk ka!” shkruan Kreshnik Osmani në “Fejsbuk”.

Për ti dhënë fund kësaj teorie konspirative, biseduam me mjekun Pajtim Asani

Mjeku Asani për Portalb.mk tha se kjo teori është konspirative dhe sipas tij, është totalisht e pabazuar në argumente ose në çfarëdo arsye të shëndoshë.

Pajtim Asani, mjek.
Pajtim Asani, mjek.

Ai potencoi disa nga format e shpërndarjes së virusit korona, kështu, duke bërë thirrje njerëzve që të kenë kujdes të shtuar, marrë parasysh se Kovid-19 është një virus i cili është shumë ngjitës.

“Rrugët e shpërndarjes së SARS-CoV-19 virusit tanimë të ditura janë kontakti i syve, hundës, gojës me spërklat dhe aerosolet që i përcjell personi i infektuar në rrethinën e tijë gjatë të folurit, këndimit, kollitjes dhe teshtitjes, sidomos nëse jeni në afërsi më pak se 1m. Gjithashtu virusi ka veti të qëndrojë në ajër në formë të aerosoleve në hapsira të mbyllura dhe të paventiluara në të cilat qëndrojnë më shumë persona në njejtën kohë. Personat mund të infektohen me virusin edhe prej sipërfaqeve të ndryshme të cilat paraprakisht janë të kontaminuara, gjatë prekjes së tyre e më pas prekjen e hundës, syve dhe gojës” tha Pajtim Asani, mjek.

Si të mbrohemi?

Jo, mbrojtjen nuk duhet ta kemi nga aeroplanët, por janë disa mënyra se si mund të ulim gjasat e infektimit me virusin korona, sipas Asanit, mënyra më efikase e mbrojtjes nga ky virus ngelen vaksinat.

“Mënyrat e mbrojtjes janë mbatja e maskave n95 para së gjithash, distanca fizike mbi 1.5m, larja e shpeshtë e duarve me ujë sapun ose përqëndrime me bazë alkoholike sëpaku 20 sekonda, ventilimi i hapsirave, dhe evitimi i vendeve ku frekuentojnë shume persona.

Mënyra më efikase për mbrojte është vakcinimi padyshim, efikasiteti i së cilave êshtë më i zbehur se pritshmëritë dhe kjo si shkak është mos vakcinimi i rregullt i masave të gjëra popullore ne periudha të shkurta kohore dhe më e rëndësishmja mutacioni i virusit dhe paraqitja e varianteve të reja gjë që kërkon edhe dozë të tretë padyshim të cilën ja u rekomandoj gjithve pa përjashtim sidomos personave ne komorbiditete dhe të shtyrë në moshë” shtoi Pajtim Asani, mjek.

Ndryshe, sipas hulumtuesve të Universitetit Harward në SHBA, të cilët kanë studiuar teori të tilla konspirative, “nuk është gjetur asnjë provë e besueshme për ekzistencën e Chemtrails”.

Gjithashtu për këtë temë “Forbes” publikoi një studim, sipas të cilit një panel prej 76 kimistësh dhe shkencëtarësh nga Universiteti i Irvine, Kaliforni, kanë deklaruar se nuk kanë gjetur kurrëfarë provash që janë krijuar programe për spërkatje me kimikalie në shkallë të gjerë për ta dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe për të ndikuar në atmosferë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button