Bomgartner: Mund të pritet që Makron të ndërmerr hapa për lehtësim të dialogut Shkup-Sofje

Mund të pritet që presidenti francez Emanuel Makron të ndërmer hapa për lehtësim të dialogut midis Sofjes dhe shkupit, të ndërmerr iniciativë për lëvizje të gjërave, deklaroi në intervistë për 360 Gradë, ambasadori francez në vend, Sibil Bomgartner, njofton Portalb.

Ai në intervistë nuk foli se për çfarë hapa konkrete bëhet fjalë, por potencoi se fillimi i negociatave midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është diçka që të gjithë e dëshirojnë.

“Mendoj se pyetja do të jetë – se për çfarë bëhet fjalë më saktësisht në fakt, por une do të mbetesha diskret, për shkak se më e rëndësishme është që të jemi efikas, të kemi aktivitet që do të mundësojnë zhbllokim të procesit dhe të arrihet ai rezultat, të cilin sot të gjithë e dëshirojnë, ndërsa ajo është zgjidhje e gjendjes sa më shpejtë që është e mundur  që të fillohen negociatat për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se nuk ndodhemi në fazë të komunikimit publik, por në fazë të mobilizimit, ndërsa që ë rriten mundësitë për sukses ndonjëherë duhet të jemi diskret, sepse më e rëndësishme është që të jemi bindës dhe të kemi qasje racionale e cila në fund do të na sjellë rezultatin e dëshiruar”, thotë Bomgartner.

Lidhur me gjuhën, theksoi se në Maqedoninë e Veriut flitet në gjuhën maqedonase dhe se ai nuk ka kurrfatë dilema lidhur me këtë.

Franca nbga 1 janari e ndërmerr kryesimin me BE-në, ndërsa Bomgartner thotë se qershori është afati i fundit, por megjithatë qëllimi është që negociatat me Maqedoninë e Veriut që të fillojnë më herët.

Duke përkujtuar se në Francë do të ketë zgjedhje presidenciale në prill, parlamentare në fillim të qershorit, përmendi se mundësitë për veprim të Parisit gjatë zgjedhjeve do të jenë të kufizuara, për shkak se “do të gjendemi në periudhë në të cilën jemi të zotuar të jemi të rezervuar”.

“Këshilli për punë të përgjithshme i BE-së solli konkluzione të reja për hapje të negociatave sa më shpejtë që është e mundur. Unë jam i bindur se hapja e negociatave do të ndodhë, por çështja është kur, gjegjësisht kur do të arrihet ai rezultat. Mesazhi që u dërgua gjatë Samitit është – sa më shpejtë që është e mundur, aq më mirë”, deklaroi Bomgartner, i cili foli edhe për samitin BE-Ballkani Perëndimor, të cilin e paralajmëroi Makron.

Në intervistë ai theksoi se nuk bëhet fjalë për konferencë në të cilën do të flitet vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por fokusi do të jetë në një kontekst më të gjërë rajonal, në tema të cilat nxisin interes evropian për rajonin dhe i përfshijnë noshta edhe çështjet për zgjerim.

14 dhjetor, në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme, Bullgaria i ka thënë “jo” edhe njëherë fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Një gjë të tillë edhe paraprakisht e ka bërë të qartë edhe kryeministri i sapozgjedhur bullgar Kiril Petkov. Ai megjithëse paralajmëron qasje të re, tone më konstruktive, por kur vjen fjala te pozicioni që mban Bullgaria, të paktën për tani ai thotë se do të mbetet i njëjtë. Ndërkohë në një intervistë për Financial Times ai tha se do të propozoj procedurë të re në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shumë shpejt, me afat shumë të shkurtër prej vetëm 6 muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button