Janë arrestuar dy persona nga Shkupi për kontrabandim të emigrantëve

Janë arrestuar dy persona nga Shkupi të cilët dje mbrëma kanë transportuar emigrantë në autostradën Tabanoc – Kumanovë, njofton Portalb.

Siç informon MPB, dje në orën 22:10 në rr.”11 Tetori” në Kumanovë dhe në orën 22:20 në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës zyrtarë policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot dhe Sektori policor Mateç i kanë privuar nga liria Sh.B.(36) nga fshati Hasanbeg, dhe G.J.(46) nga Shkupi.

Rreth orës 22 në autostradën Tabanoc – Kumanovë, nëpunës policorë e kanë vërejtur Sh.B. se si me automjet “fiat linea”, me targa të shkupit, ka transportuar emigrantë. Njëkohësisht, në të njëjtin lokacion është vërejtur G.J., se si me automjet “reno fluens”, me targa të Shkupit ka transportuar emigrantë.

Automjetet u janë marrë, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e transitit. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, shtojnë nga MPB, kundër personave do të dorëzohen kallëzime adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button