Nis referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, votohet në të gjitha degët e PD në rrethe

‘Beteja politike’ ka nisur këtë të shtunë! Nga një anë kryedemokrati Lulzim Basha mbledh sot delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës, transmeton Top-Channel.

Ndërkaq, procesi i votimit ka nisur në të gjitha degët e PD në rrethe. Votimi do të zgjasë deri në orën 17:00 dhe të drejtë vote kanë 75 mijë demokratë.

Me logo dhe vulë të re, fleta e votimit i jep dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit.

Për drejtimin e referendumit është ngritur edhe një komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me anëtarë Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën. Ky referendum zhvillohet për të ratifikuar vendimin që mori Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor. Ndërkaq, pritet që ish kryeministri Berisha të vitojë në degën numër 2 në Tiranë, në ora 10:00.

Zhvillimet brenda PD u tensionuan pasi SHBA përcaktuan ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij si person të papërshtatshëm për të vizituar për shkak të korrupsionit domethënës dhe dëmtimit të demokracisë prej tij dhe aleatëve të tij.

Edhe pse Berisha deklaroi se u dorëhoq dhe u tërhoq nga politika pas humbjes së zgjedhjeve në 12013, Basha e përfshiu atë në listën e deputetëve edhe në zgjedhjet e 2017 dhe në listën e deputetëve të këtij viti, por vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar pasi u shpall non grata nga SHBA.

Ky përjashtim nga grupi acarroi marrëdhëniet midis tyre, edhe pse Berisha deklaroi se do të mbrohej personalisht para një gjykate francize ndaj përcaktimit të SHBA-ve për korrupsion.

Ish kryetari Berisha ndërmori një fushatë nëpër qytete, duke ftuar përkrahësit e opozitës, që të rrëzonin Basha nga kreu i Partisë Demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button