LSM ka parashtruar propozim deri te kompetentët për pagë minimale prej 18 mijë denarësh nga 1 janari, nëse s’ka rezultat do të bëjë thirrje për grevë të përgjithshme

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot njoftoi se në kuadër të aktiviteteve të cilat pasojnë pas protestës së mbajtur të madhe të punëtorëve, deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve në Kuvend ka dorëzuar Propozim për miratim të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale, me të cilin propozohet paga minimale në bruto shumë duke filluar nga janari i vitit 2022 zë jetë 26.476 denarë ose në neto shumë 18.000 denarë, njofton Portalb.

Në propozim përfshihet edhe shuma e pagës minimale që të mos jetë më e ulët se 60 për qind nga paga mesatare e paguar neto-pagë mujore për një të punësuar në tre muajt e fundit, ndërsa të publikuar nga Enti shtretëror i Statitikës.

“Propozojmë edhe pagat e të gjithë punëtorëve të harmonizohen me rritjen e pagës minimale në pajtueshmëri të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për pagë minimale të cilat i kemi propozuar, në pajtueshmëri të Ligjit dhe marrëveshjes kolektive me ç’rast në mënyrë spirale do të rriten pagat e punëtorëve të tjerë”, thonë nga LSM.

Nga atje shpjegojnë se rritja e pagës minimale nga vendosja e saj me propozim të LSM-së, deri më sot nuk ka pasur efekt negativ ndaj firmave dhe shtetit, nuk ka sjellë deri në pushim të punëtorëve nga puna, e as deri në shkurtim të pagave të tyr, ka sjellë vetëm deri në produktivitet më të lartë, për shkak të movitimit më të madh të punëtorëve.

“Paga minimale pengon punëtorët të marrin pagë shumë të ulët dhe të jetojnëp në varfëri, ndërsa pritjet e punëtorët nga deputetët janë që të punojnë në interes ntë atyre të cilët i zgjedhin, ndërsa Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të vazhdojë me përgatitjet përmes këshillave grevistë dhe në varshmëri nga rezultatet dhe shpejtësia e negociatave midis LSM-së, Kuvendit, punëdhënësve dhe Qeverisë, ndërsa në qoftë se nuk ka rezultat LSM do të bëjë thirrje për grevë të përgjithshme i cili do të vazhdojë përmes shprehjes së formave të ndryshme të pakënaqësisë së punëtorëve dhe presion sindikal”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button