Bislimoski: Nuk do të licitojmë me çmimin e energjisë elektrike pas 1 janarit derisa nuk bëjmë analiza

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (RKE) Marko Bislimoski, porosit se si rregullator nuk do të licitojnë me çmimin e energjisë elektrike që do ta paguajnë konsumatorët në tregun e rregulluar pas 1 janarit derisa të bëhen analizat e nevojshme, njofton Portalb.

Bislimoski në intervistë për MIA-n, thekson se vendimi për çmimin duhet të sillet deri në fund të këtij muaji dhe thotë se opinioni hollësisht do të informohet se sa do të jetë, cilët janë shpenzimet dhe çfarë shkakton të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike.

“Ne thamë që nuk do të licitojmë me çmimet. I kemi marrë kërkesat nga të gjithë tre kompanitë. Tani jemi duke i analizuar, po i shqyrtojmë edhe atë në pjesën e furnizimit me energji elektrike, shpenzimet për burimet e ripërtërishme, se nëse do të ketë shpenzime për import, pra në EVN Home dhe në pjesën e Elektro-distribucionit dhe MEPSO. Fakti është se të dy kompanitë raportojnë rritje të ndjeshme të shpenzimeve për furnizim me energji elektrike për mbulim të humbjeve në rrjetet e tyre dhe në fakt kjo i bën presionin më të madh çmimit. Do të shohim nëse çmimet që kanë kërkuar për furnizim me energji elektrike janë reale, janë diku rreth 220-230 euro për megavat orë, nëse mund të jenë më të ulëta dhe në bazë të kësaj do të marrim vendimin tonë. Potencoj se nuk do të licitojmë me çmimet derisa të bëjmë analiza dhe për gjithë atë do ta informojmë publikun se sa kanë qenë, cilat janë shpenzimet dhe çfarë shkakton ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike. Fakti është se problemi ynë më i madh është mbulimi i humbjeve si në rrjetin e transmetimit ashtu edhe në atë të shpërndarjes. Në rrjetin e transmisionit janë kërkuar rreth 15-16 milionë euro që u janë rritur shpenzimet, ndërsa në rrjetin e shpërndarjes 134 milionë euro. Pra, këto janë fakte. Dhe këtu nuk mund të gënjesh”, thekson Bislimoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button