Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022, transmeton REL.

Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.

Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim.

Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita.

Në seancën e nisur qysh në ora 11:00, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur fjalimin vjetor presidentja Vjosa Osmani. Partitë opozitare e kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button